Ballina Personazhe Strakosha renditet mes më të mirëve në ligat kryesore

Strakosha renditet mes më të mirëve në ligat kryesore

Thomas Strakosha është mes portierëve më të mirë në ligat kryesore në kontinent për muajin e fundit.

Kjo renditje ku shqiptari ka të njëjtën kuotë pikësh si Jan Oblak i Atletico Madrid është publikuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve në Sport, që është mbështetur në statistikat e OPTA-s.

Strakosha ka 82.4 pikë dhe është i dhjeti në këtë klasifikim. 23-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Lazio ku po jep çdo javë kontributin e tij në Serie A. Falë ndërhyrjeve të tij skuadra kryeqytetase është në zonën Champions. Në këtë renditje që kryesohet nga Rui Patricio i Wolverhampton nuk mungojnë emra të tjerë të njohur si Gianluigi Buffon i PSG, Petr Cech i Arsenalit apo Samir Handanoviç që mbron portën e Interit.