Ballina Personazhe “Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj, spikerja lë nam gjatë...

“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj, spikerja lë nam gjatë edicionit informativ (Video)

Gjatë edicionit të lajmeve, spikerja Erjona Rusi ka habitur të gjithë ndjekësit gjatë transmetimit.

Në kërkim të një lidhjeje të drejtpërdrejtë me kolegen e saj, ajo padashje ka përmendur emrin e Xhensila Myrtezajt.

“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV”-tha ajo, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve e duke habitur publikun.

Në fakt ky ka qenë një lapsus, pasi spikerja ka ngatërruar mbiemrin e koleges së saj, Xhensila Demollari, me atë të këngëtares, duke shkaktuar mjaft të qeshura tek shikuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook