Ballina Personazhe “U martove edhe ti k*rvë e keqe! Angela Martini i “nxjerr bojën”...

“U martove edhe ti k*rvë e keqe! Angela Martini i “nxjerr bojën” ndjekëses në Instagram

Angela Martini së fundmi ka qenë shumë prezente në mediat rozë për shkak të martesës së saj të veçantë me miliarderin rumun Dragos.

Teksa ajo po shijon një periudhë shumë të lumtur të jetës së saj, duket se komentet negative nuk mungojnë.

Në Instagram ku ajo poston fotot e shumta nga muaji i mjaltit, i kanë ardhur disa mesazhe ofenduese nga një ndjekëse, e cila e shan k*rvë.

Duket se modelja ja ka kthyer më së miri ofendimin, duke bërë publike në story këto mesazhe, dhe duke e detyruar vajzën të fshijë profilin dhe të ndërrojë emrin.

“Ups çfarë i ndodhi profilit tënd? Herës tjetër mëso të flasësh mirë”– shkruan Angela, ndërsa në postimet e mëparshme ka shprehur habinë se si një femër mund të flasë kështu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook