Ballina Kryesore U nda nga bashkëshorti pas 18-vitesh martesë, Eneda Tarifa hedh pas krahëve...

U nda nga bashkëshorti pas 18-vitesh martesë, Eneda Tarifa hedh pas krahëve gjithçka: Ndihem e plotësuar

Eneda Tarifa u vendos në qendër të mediave pas ndarjes nga partneri i saj Erion Zaloshnja pas 18 vitesh bashkë.

Por pavarësisht këtyre momenteve të vështira që ka kaluar, duket se këngëtarja ka lënë pas gjithçka, duke e mbyllur këtë kapitull të jetës së saj.

Këtë gjë të paktën e ka treguar në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”, ku u shpreh se ndihet e plotësuar tashmë dhe se periudhën e vështirë e ka kaluar.

“Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës sepse është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton në profesionin tim si një e rritur. Jam e bekuar”, tha Tarifa.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook