Ballina Magazine U shpall kampion Europe, gruaja e Haxhi Krasniqit: Ja se ç’më kërkoi...

U shpall kampion Europe, gruaja e Haxhi Krasniqit: Ja se ç’më kërkoi pas fitores

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, u shpall mbrëmë kampion Europe, pasi fitoi përballë rusit Stanislav Kashtanov.

E dashura e tij, Heidi Lushtaku, është shprehur se ndihet tepër krenare për këtë fitore të Krasniqit.

Ajo deklaroi që pas duelit do t’i gatuajë fli Haxhiut, një specialitet shqiptar.

“Ka qenë kjo një përpjekje e madhe e përbashkët dhe jam shumë krenare për të”, deklaroi Lushtaku.

“Tani pas duelit me siguri do të më kërkojë që t’i gatuajë fli, që është specialitet i joni shqiptar dhe do të shtojë në peshë prapë. Po ashtu ai dëshiron ëmbëlsira dhe çokollatë”, tha e dashura e kampionit shqiptar të boksit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook