Ballina Personazhe VIDEO/ Blendi Fevziu ‘hap letrat’: Ky është skandali më i madh në...

VIDEO/ Blendi Fevziu ‘hap letrat’: Ky është skandali më i madh në emisionin tim

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të komentuar në Shqipëri dhe drejton një nga emisionet politike më të ndjekura nga publiku.

I ftuar në një intervistë, gazetari ka rrëfyer skandalin më të madh të ndodhur gjatë emisionit të tij në vite.

Fevziu nuk ka ngurruar dhe ka treguar se sherri me Artan Lamen në 2013 ka qenë një nga ngjarjet më skandaloze në emisionin e tij.

Për t’ua rikujtuar edhe njëherë, kjo është video për të cilën ka folur gazetari.

“Ka pasur shumë. Por më i keqi është ai që më ka pasur mua si protagonist, jo ndonjë të ftuar. Sherri i Majit 2013 me Artan Lamen, kur unë i bërtisja ‘Pusho’. Kështu që s’ka nevojë të ngarkoj me përgjegjësi të ftuarit. E marrë vetë këtë përgjegjësi.”, ka treguar Blendi për gazetaren.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook