Ballina Personazhe VIDEO/ ‘Miss Shqipëria 2018’, Presidenti Meta takim me bukuroshet e kompeticionit

VIDEO/ ‘Miss Shqipëria 2018’, Presidenti Meta takim me bukuroshet e kompeticionit

‘Miss Shqipëria 2018’ rikthehet në Tiranë, në një vit jubilar, që përkon me 20-vjetorin e krijimit të këtij eventi.

Konkurrentët do të zhvillojnë një tur 8 ditor në disa qytete, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.

Ky tur, siç u njoftua dhe më herët, ka nisur sot më 14 Maj me qytetin e Cërrikut.

I pranishëm në këtë udhëtim, ishte edhe Presidenti Meta, i cili është shfaqur krah bukurosheve që do të garojnë për titullin më 11 Qershor.

Në videon e mëposhtme, pasi vajzat thonë njëzëri sloganin e përcaktuar, ku njoftojnë se ndodhen në liqenin e Banjës, në Cërrik, Meta i uron vajzave suksese në kompeticionin e bukurisë.

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook