Ballina Personazhe Ylli i PSG Marko Verrati arrestohet nga policia Franceze

Ylli i PSG Marko Verrati arrestohet nga policia Franceze

Marko Verrati ësshtë arrestuar dhe mbajtur në një dhomë paraburgimi për arsye se është kapur me dyfishin e shpejtësisë së lejuar dhe me përqindje alkoli mbi normat e lejuara.

Sipas L’Equipe, niveli i alkolit në gjakun e tij ishte 0.49mg/l, më shumë se dyfishi i lejuar në ligjin Francez 0.20mg/l.

25 vjeçari është mbajtur në një dhomë paraburgimi përpara se të lirohej dhe tani po përballet me pasojat e ndalimit të qarkullimit me makinë.

Atij i duhet të kthehet disa herë në prokurori në të ardhmen për tu përballur me krimin.

Nga ana e klubit parisien nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar deri tani.