Ballina Kryesore Zbulohet ana e panjohur e Rudina Magjistarit, ja çfarë nuk dini për...

Zbulohet ana e panjohur e Rudina Magjistarit, ja çfarë nuk dini për moderatoren e njohur

Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran.

Prej vitesh tashmë, ka lënë programet ku shfaqej një herë në javë dhe është kthyer në shoqëruesen e pasditeve tona me programin “Rudina”. Për karrierën e Rudinës ne dimë çdo gjë, ndërkohë që për jetën e saj private ajo ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar.

Prezantuesja, e cila fton personazhet e njohur dhe i nxit ata që të ndajnë sa më shumë detaje nga jeta e tyre private, në fakt, vetë ajo nuk ka pasur shumë dëshirë ta bëjë këtë. Megjithatë, kur është pyetur, ka rrëfyer në vija të përgjithshme se është e lumtur me familjen e saj dhe me kaq është mjaftuar. Ndërkohë, ka një tjetër dimension, edhe ky po kaq i panjohur për publikun, ai që ka të bëjë me Rudinën si sipërmarrëse.

Tashmë, nuk përbën çudi që një persanazh i njohur të shkojë drejt një aktiviteti privat, i cili mund të ketë lidhje me botën e showbizit apo të televizionit, por edhe mund të jetë diçka komplet tjetër. Rastet janë nga më të ndryshmet.

Njëri më tipiku, është ai i kantautorit Flori Mumajesi, i cili përveç biznesit të muzikës me studion e tij muzikore, ka tashmë një biznes tjetër në lulëzim, që është ai Proper Pizza, me rrjete dyqanesh, katering e prodhim lëndësh të para për pizza. Shumë artistë kanë hapur bare dhe restorante si, Bes Kallaku, Rovena Dilo, Jonida Vokshi, Arbër Çepani etj..

Biznese të veshjeve kanë hapur Zaimina Vasjari, Rozana Radi, Greta dhe Eni Koçi etj.. Ndërkohë, bizneset e Rudinës datojnë shumë më herët se gjithë të tjerëve. Vajza e talentuar e ekranit, në fakt është diplomuar për ekonomik.

Por ajo nuk e ka mbyllur në sirtar diplomën e saj, por ka shkuar drejt zhvillimit të një biznesi që ka lidhje me studimet e bëra. Në vitin 2002, Rudina ka hapur një biznes të quajtur “Fintaks consulting”.

LEXO EDHE:  Elvana Gjata feston ditëlindjen, Ermal Mamaqi lë komentin e veçantë mbi foton nga 'arkivat'

Objekti i biznesit shpjegon se kryen dhe merr në të gjitha aktivitetet dhe bizneset, në fushën e revisionit kontabël, asistencë në fushën ekonomike, administrative, fiskale, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike, që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë, ekspertizë vlerë- suese etj.. Rudina është aksionere e vetme e këtij biznesi, madje dhe administratore e tij.

Në këtë mënyrë, Rudina nuk është larguar as nga ekrani dhe as nga profesioni i saj, që nuk ka lidhje me botën e televizionit. Ndërkohë, një tjetër biznes i Rudinës, i cili nuk është i panjohur për vajzat e botës së televizonit, është një qendër e trajtimeve estetike. “Velur” u hap në vitin 2006, ndërkohë që Rudina, në ndryshim nga shumë personazhe të ekranit ,të cilët nuk kanë lënë rast pa reklamuar në ekran dhe në portale aktivitetin e tyre privat, madje të shumtë janë ata që e bëjnë edhe te programi i Rudinës, vetë ajo nuk ka bërë ndonjë përpjekje që t’i bëjë publicitet qendrës së saj të estetikës.

Në fillim ky biznes u hap së bashku me miken e vjetër të Rudinës, ndërkohë që dy vitet e fundit, këtë aktivitet e ka vetëm Rudina, me 100% të aksioneve. Si përfundim, mund të themi me plot gojë se Rudina Magjistari është një grua e realizuar në çdo aspekt, e cila ka ditur të mbajë në ekuilibër perfekt jetën e saj familjare, punën në televizion, e cila është mjaft impenjative pasi është 5 herë në javë, por edhe bizneset e saj private të cilat, mesa dimë ne, ecin shumë mirë. /Panorama

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook