Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, gazetari investigative Kastriot Myftaraj i është rikthyer sërish çështjes së rafinerisë së naftës.

Pak ditë më pare Myftaraj, në një analizë të detajuar në emisionin e tij, u shpreh se të ashtuquajturit “Peshq të Mëdhenj” fshihen në naftë.

Sipas Myftaraj, Prokuroria tashmë ka hedhur grepat në industrinë e naftës.

Myftaraj: Këto ditë prokuroria e shtetit shqiptar ka konfiskuar tek tatimet, dosjet tatimore të kompanisë IRTC, kompania amerikane që u shfaq me shumë bujë si një mrekulli nga lart në momentin kur ARMO ishte e falimentuar në 2016.
Kjo kompani u ofrua të bëntë një investim të madh dhe serioz për ta vënë në punë rafinerine e naftës në Ballsh.

Historia dihet, e kam paralajmëruar që në muajin tetor. Historia e trishtuar është që për buxhetin e shtetit shqiptar për të gjithë ne, në pikëpamjen që nafta është pasuri kombëtare. Pra kjo kompani u largua ashtu si paraardhëset, ishte një vegël e gjetur nga njerëz pranë kryeministrit të sotëm për të shfrytëzuar këto pasuri natyrore duke mos paguar detyrime të shtetit dhe palëve të tjera. Tani prokurorisë i kanë mbetur dosjet e të ashtuquajturës magazinë fiskale.

Prokuroria ndonëse me vonesë, tani shikon se këto pamje që pamë në 2016, dy ministra që mbanin në mes si mesia një aventurier të cuditshëm me pasaportë amerikane i cili ishte dënuar dhe kërkohej në SHBA për mashtrime, borxhe, mos pagim detyrimesh, e sollën këtë njeri që ishte maska ofshore e një personi afër kryeministrit, i cili pati kurajon të dilte dhe të thoshtë që pas IRTC. Pra ministri Arben Ahmetaj e shpalli magazinë fiskale ARMO-n, detyrimet e IRTC regjistroheshin në letër. E kam fjalën për taksën e karbonit, taksën e qarkullimit e cila tani i merret nëpërmjet çmimit të njerëzve shqiptarëve dhe TVSH. IRTC paguan vetëm akcizën për të cilën dilnin garant bankat, çuditërisht duke lënë kolateral rafinerinë.

LEXO EDHE:  Prokuroria e Tiranës, Marku: Ushtroni detyrën tuaj larg çdo ndikimi politik

Tani IRTC pati dinakërinë pa paguar edhe akcizën.
Tani ka ardhur një komani ALLUM, e cila është e njëjta gjë. Pas të gjithë këtyre qëndron i përzgjedhuri i kryeministrit Rama, oligark i naftës Besoja i Tajvanit. I krijon nëpër ofshore këto dhe vjen këtu i përdor. Është e njëjta formulë që përdorte Rezart Taçi në kohën e Berishës.

Tani Prokuroria ka marrë këto dosje nga tatimet. Prokuroria tani e dinte që nuk mund të mos ndërhyntë në këtë punë, pasi e gjithë loja u bë shumë e trashë. Prokuroria po të bëjë një analogji me këtë cështjen e rrugëve që u arrestuan dhe u thirr ish-ministri, prokuroria duhet të arrestojë të parin Beson e Tajvanit, i cili ka dalë dhe tha se jam unë pas gjithë këtyre. Çfarë pret prokuroria? Ai e zbërthen të gjithë skemën pastaj, por skema ska nevojë të zbërthehet shumë se është fare e qartë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook