Avokatja mjaf e njohur nga publiku Eni Çobani së bashku me mikeshën e saj, njëherazi dhe ministrja për Dialog e Kosovës Edita Tahiri u përfshinë në një aksident automonilistik në qytetin e Topojës, të dielën e 27 Janarit.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës”, makina tip Audi Q5, që drejtohej nga gjyqtarja e njohur njëherësh dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ka rënë nga rruga poshtë urës që lidh Bujanin me qytetin e Tropojës, duke u rrokullisur.

Mirëpo, fatmirësisht zonjat nuk kanë marrë plagë të rënda, por momenti i vështirë dhe trauma që kanë përjetuar nuk është kaluar ende.

Në një prononcim për mediat online avokatja e njohur, Eni Çobani tregon momentin kur është nisur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve, për të qenë e pranishme në seancën gjyqësore të radhës që do të zhvillohej në Tropojë. Ajo tregon se nëna e saj i është lutur që ta merrte me vete, por që e ktheu në momentin e fundit pas parandjeu diçka jo të mirë. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”.