Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vazhdon të akuzojë e sulmojë kryeministrin Rama për mënyrën sesi ai po i përgjigjet protestës së studentëve. 

Përmes një një postimi në rrjetin e tij social Facebook Vasili shkruan se kryeministri Rama përdridhet si çingie pëara celularit, ndërkohë që mijëra studentë janë në pikë të hallit dhe presin në përgjigje të tij.     

Në reagimin e plotë të Vasilit thuhet: 

“Edi Rama kjo çingie e lodhur,qe perdridhet perpara celularit.

Edi Rama ja ka shitur shpirtin dhe te tjerat….llumit te ketij vendi.
Ndersa studentet jane pasqyra ku del Edi Rama lakuriq si nje çingie e vertete e hajduterise.
Boll u perdrodhe çingie,hiqja parate oligarkeve dhe jepjua studenteve.
O Çingie mbi 100 e ca vajza studente kane vetem 4 tualete,mijra studente kane pak uje te pijshem dhe me orar,mijra studente nuk lahen dot,ka qindra studente qe nuk kane as godine fakulteti,ka mijra studente qe nuk kane as libra.
Çingie keta jane ata studente qe protestojne.
Çingie ti qe gjen para per te bere nje strehe kuplaraje te dera e kryeministrise si nuk gjen para per studentet.
Ti qe grive buxhetin e shtetit per wc zyrash,lukse,makina,
fasada si nuk gjen asnje lek per studentet per ujin dhe librat e tyre.
Çingie boll fole,boll u skizofrenove,boll u perdrodhe perpara kameres se celularit si nje cingie e lodhur,jua shpife te tereve.
Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kete çingie te shkaperderdhur e te shkalafitur”- shkruan Vasili për Ramën.

 

LEXO EDHE:  LSI kundërshton TVSH-në për biznesin e vogël