Një 25-vjeçar shqiptar, rezident në Frignano, ka mbetur i plagosur me plumb në bark mbrëmjen e djeshme, gjatë një sherri.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Moscati të Aversas.

Policia ende nuk ka arritur në përfundime dhe nuk ka qartësuar rrethanat e ngjarjes. 25-vjeçari është futur menjëherë në sallën e operacionin ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë delikate.

Policia në Komisariatin e Aversas po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në kohën e ngjarjes.

Ndërkohë gjendja e të riut shqiptar sipas mjekëve është ende shumë e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se dyshimet e para të policisë janë për larje hesapesh por mbetet ende për t’u hetuar.