Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 4 studentëve të Politeknikut në Tiranë mesditën e sotme.

Në ngjarjen e ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Presidencës, ku mbetën të plagosur 4 persona, pas një sherri me thika.

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook