Foto ilustruese

Nuk janë të pakta episodet e dhunës që ndeshin nepër rrugë, ku kryesisht protagonistë janë burrat.

Por këtë herë bëhet fjalë për sherr mes femrave.

Një incident është shënuar dje tek ‘Pazari i Ri’ në kryeqytet, ku një 42-vjeçare ka dhunuar një grua. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet S. O., ka goditur shtetasen me iniciale L. M., 55 vjeçe.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth zbardhjes së sherrit.

Materialet në ngarkim të agresores i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook