Një sherr mes fqinjëve ka degjeneruar në plagosjen e një të riu në fshatin Gjinaj të Hasit.

Burime zyrtare nga Policia e Hasit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku si pasojë e një konflikti mes fqinjëve ka mbetur i plagosur me armë gjahu 28-vjeçari me iniciale A.B.

Sipas të njëjtave burime mësohet se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sekuestrimin e armës së gjahut.

I riu është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook