Sot u mbajt mbledhja e Komesionit parlamentar i Ligjeve ku është diskutuar dhe struktura e Kolegjit të Apelimit. Shkak për një super debat është bërë një vendim i kuvendit për të shkurtuar numrin e punonjësve nga 65 që u kërkuan në 37.

Përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se me këtë reduktim cenohet puna e kolegjit.
Në krah të kërkesës ka dalë edhe PD, e cila ka akuzuar shumicën se po shkurton stafin për Vetingun, pasi nuk e ka përparësi.

Sipas deputeti demokrat Halimi tha se projekti duhet të bëhet i pavarur nga qeveria. Sakaq, deputeti Tahiri u shpreh pro propozimeve të opozitës, si dhe bëri thirrje që puna e komisionit të fillojë sa më parë.

Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin për strukturat, pra do jenë 110 punonjës për komisionet e Vettingut.

PJESE NGA DEBATI

Natasha Mulaj: Po na shkurtuat strukturën ju po cenoni punën e Kolegjit të Apelimit. Nuk po kërkojmë luks por strukturë funksionale. Nuk e pranojmë reduktimin tuaj. Si kolegj nuk kemi kërkuar mendim për pagat.

Genta Bundo Tafa (kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit): Do doja të kisha strukturën që kemi propozuar, por edhe me ato që do propozoni. Ne duam të fillojme pa vonesa.

Genta Bundo Tafa:
 Në emër të kolegëve do të ishim të lumtur të kishim strukturën e parë. Megjithatë jemi dashamirës që të fillojmë menjëherë punën dhe nuk do donim të kishim vonesa. Jemi zgjedhur më 17 qershor.

LEXO EDHE:  "Vettingu po minohet", Kryemadhi letër ambasadorëve Lu e Vlahutin

Komisioneri Flori Ballhysa: Shqetësim përbën referimi i pagës së komisionerit publik.

Halimi:
 Jemi pro projekteve të ardhura nga institucionet. Procesi të bëhet i pavarur nga qeveria. Të plotësohen nevojat organike siç i kërkojnë vetë institucionet. Është detyrim ligjor. Jemi kundër përpjekjes për ta shkurtuar atë. Numri në total është 185. Në draft nuk janë përfshirë anëtarët zëvendësues. Propozimi ynë që është që numri të jetë më i lartë.

Tahiri: Ju e kuptoni sa ju duam ne! Unë në fakt do filloj t’ju dua kur qytetarët të jenë të kënaqur nga puna juaj. Nuk më intereson sa vetë do merrni ju në punë, por sa njerëz do hiqni nga puna. Nuk duhet të fshiheni pas vendimmarrjes sonë, për të thënë s’e bëjmë dot punën se Kuvendi nuk na dha shoferë e të tjera. Unë jam gati të votoj atë që propozimi ju, por kërkoj që ju të bëni detyrën e të kapërceni pritshmëritë e mia personale. Nuk duhet të vini në dyshim vullnetin e këtij komisioni dhe të tregoni mosrespekt ndaj komisionit. Dua që ju të filloni punë që të premten. Por s’dua që ju të justifikoheni pas kësaj vendimmarrjeje. Ftoj kolegët që ta mbështesin, sepse s’na kushton gjë.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook