Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Bashkisë së Gjirokastrës, ku dy zyrtarë janë zënë me grushte.

Mësohet se nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Aurel Llapa, është qëlluar me grusht nga punonjësi i prefekturës me detyrë topograf, Shefqet Aliko, pas një debati.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, kryebashkiakja Zamira Rami dënoi ashpër sulmin, ndërsa e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë. Rami i bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen në fjalë.

“Zoti Aurel Llapa është qëlluar për shkak të detyrës në zyrën e tij. I bëj thirrje organit të akuzës të zbardhë sa më parë ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë përgjegjësin”, ka deklaruar për mediat kryebashkiakja e Gjirokastrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook