Deputeti demokrat Aldo Bumçi si dhe socialisti Blendi Klosi janë bërë protagonistë të një sheri të ashpër në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan teksa ishin ftuar që të komentonin krizën politike që ka kapluar vedin ditët e fundit.

Me tone të ashpra Bumç i është drejtuar Klosit duke i thënë se socialistët sipas tij janë kukulla në duart e kryeministrit sipas tij të marrë.

Pjesë nga debati Bumçi-Klosi

Aldo Bumçi: Protesta, rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve. Nuk janë institucionet tulla dhe llaç. Sot më thuaj një institucion të pa kapur nga Edi Rama. Protestat tona do vijojnë të jenë masive në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Tiranë. Format dhe mënyrat do i mësoni. Ato njerëz dolën se ka urrejtje dhe mllef, por ka dhe shpresë

Blendi Klosi: Mos u bëj depresiv, bëre mirë që dhe dorëheqjen sot.

Aldo Bumçi: Je kot, mos fol kot! Jeni kukulla, në duart e një të marri, s’keni personalitet!

Blendi Klosi: Ju nuk keni program…