Deputetët e PD kanë marrë pjesë sot në Komisionin e Ligjeve ku u fol për çështjen “Xhafaj”.
Ndonëse kanë marrë pjesë dhe deputetë të cilët nuk janë anëtarë të komisionit ato kanë nisur fjalën me denoncimin dhe qëndrimin që duhet të mbahet për çështjen Xhafaj, ndërkohe që shumica ka kërkuar vijimin e rendit të ditës.
Pas vijimit të debateve PD ka braktisur punën e komisionit.
Debati
Ulsi Manja: Sallën e ke në kat të dytë, bëni deklarata mbani qëndrime sa të doni
Klevis Balliu: A ka mundësi të marr fjalën unë, nuk do arrini dot të vazhdoni të mbroni cdo ministër të brendshëm të lidhur me drogën. Më shumë përgjegjësi keni ju që i mbroni se sa ata vetë
Shameti, vazhdon fjalën
Balliu: I keni bërë punimet palaço, jemi bërë palaço nga i pari te i funditm dje mbronit Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie,
Manja: Ke munguar këtë javë
Balliu: i keni znerrë gjithë mafioze, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët te partia juaj. Njërit e vratë në burg, pasi i droguat shqptarët po i vrisni.
Manja: Ju lutem të jemi racional, vazhdojmë me rendin, me nenin…
Balliu: të gjitha ligjet i jeni bërë nul, ke e keni vettingun në polici, ku e ke se je marrë me të gjitha, ku e ke
Manja: Ju lutem
Balliu: nuk ka, nuk të kanë votuar shqiptarët për të mbrojtur drogën
Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook