Shqiptarët po arrijnë suksese në çdo skaj të globit, disa në politikë, muzikë, art apo në fusha të tjera, duke shkëlqyer para syve të botës.

E tillë është edhe shqiptarja e cila i ka çuditur të gjithë, sidomos Anëtarët e Kongresit Amerikan, pasi nuk është nodnjë situatë e cila ka ndodhur më parë.

Pikërisht pak ditë më parë pasi në fjalimin e përvitshëm të presidentit Donald Trump, një pjesëmarrëse është paraqitur me plis në kokë.

Bëhet fjalë për Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit të shqiptarëve në SHBA dhe e zgjedhur si këshilltare bashkiake, në Nju Jork.

E njohur si një mbështetëse e presdentit Trump, nëpërmjet një statusi në Instagram, Milicaj e ka cilësuar si të mahnitshëm fjalimin e tij, ndërsa më tej shkruan: “Me plis në Washington!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook