Në shtëpinë e tij në Romë, Salvatore Espozito, ose në film Xheni Savastano, ka një mori fanellash të skuadrave të ndryshme të futbollit.

Aktori i Gomorras, i cili në serialin e ndjekur italian luan rolin e Xheni Savastano, ka fanellat e Pelesë, Falkaos, Ronaldos, Ueah, Mesit dhe 5 fanella të Maradonës.

Ai ka folur për pasionin për futbollin dhe Napolin. “Ndeshja e parë që kam parë është një Napoli-Milan. Humbëm, por u mahnita nga ajo që pashë në stadium, ngjyrat, tingujt dhe gjithçka tjetër. Mund të krenohem me faktin se kam parë Maradonën të bëjë “palexho” dhe e kam përqafuar. Ai është një ndjekës i Gomorras dhe më tha: “Salvatore, është nder t’ju takoj”. Kurse mua nga thellësia e zemrës më dolën fjalët: “Diego, je çmendur…, nderi është i imi”.

Por, nëse Napoli i Hysajt fiton titullin? “Për esklamaci nuk e kam menduar akoma. Ju lutem… Por, nëse ndodh, unë dhe Marko D’Amore, (Çiro te Gomorra), i cili është i sëmurë pas Napolit, si unë, do ta bëjmë një marrëzi, një çmenduri”./vipsport

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook