Një tjetër aksident është regjistruar para pak minutash në zonën e Vaqarrit në Tiranë, pas atij që ndodhi në Lezhë.

Mësohet se një 20-vjeçare është përplasur nga një mjet tip “Benz” teksa ishte duke kaluar rrugën.

E reja është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në rajonin e policisë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.