Afër mesnatës është arrestuar nga policia e Tiranës ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve që vinte nga radhët e LSI, Dashamir Xhika. “DuaLajm.com” mëson se Xhika u kallzua penalisht pak kohë më parë nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, për abuzimet me aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Arrestimi i Xhikës vjen pak kohë pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook