Ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat përmbajnë etanol, ashtu si shumë ushqime të tjera.

Kush nuk dëshiron që t’i konsumojë duhet të shmangë pijet e gatshme dhe birrën jo-alkoolike.

Askush nuk mund të quhet totalisht “esëll”, sepse në shumë ushqime që konsumojmë ne marrim doza alkooli. Pra nuk mjafton fakti se nuk pini verë, apo pije të tjera alkoolike. Ajo që duhet është kujdesi për të përzgjedhur atë që hani. Në fakt, ka shumë ushqime të cilat përmbajnë doza, edhe pse të vogla, të alkoolit etilik. Në shumë ushqime të lehta të gatshme, si dhe në disa ëmbëlsira të paketuara, por edhe në birrë jo alkoolike dhe madje në disa pije të gatshme. Për të kuptuar se sa shumë ushqime kanë alkool vetëm shikoni me kujdes listën e përbërësve, të cilat sipas rregullave të ushqimit, duhet të jenë sa 1.2 për qind e peshës së ushqimit.

Emri që përdoret në etiketë mund të jetë etanol, glicerinë, ujë trëndafili, ndërsa formula kimike është C2H5OH. Pjesa më e madhe e industrisë ushqimore e përdor alkoolin etilik kundër mikrobeve dhe në të vërtetë ajo gjendet kryesisht në ushqimet që mund të zhvillojnë më shumë baktere, të buka e butë, por edhe te ‘Panettone’, apo ushqimet gjysmë të gatshme në mënyrë që të ruhen më gjatë.

LEXO EDHE:  Arsyet e forta përse duhet të konsumoni më shpesh presh

Përdorimi i alkoolit në pastiçeri është i dukshëm, sepse ai është një përbërës thelbësor për ëmbëlsirat, si zupa angleze, apo disa çokollata të vogla. Po kështu edhe birra jo alkoolike ka deri në 1.2 për qind alkool shumë të butë, që vjen si pasojë e procesit të fermentimit. Megjithatë, zakonisht sasia e përdorur është minimale, rreth 0.5 për qind. Përqindja është më e lartë në pijet e gatshme, në pijet e ëmbëla, si rumi apo xhini, në të cilat arrin deri në 6.5 për qind të përmbajtjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook