Një bari ka humbur jetën teksa kulloste bagëtitë pasi ra nga një lartësi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qënckë të Maliqit në vendin e quajtur “Gropa e Madhe”.

Policia thotë se 66-vjeçari me iniciale K.Q. u rrëzua nga një lartësi duke kullotur bagëtitë dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për ngjarje aksidentale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook