Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë ku një i ri është ekzekutuar me armë zjarri.

Sipas burimeve të policisë autori është larguar nga vendi i krimit dhe është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzhë, ku është vrarë me armë zjarri 25-vjeçari Rexhep Alihasani.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia, ka rezultuar se 25-vjeçari, i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik për motive të dobëta nga S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook