Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon për te Kisha e Shna Ndout në Laç dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në motorrin e makinës.
Nuk ka raportime për të lënduar ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.
Në makinë po udhëtonin dy vajza të cilat kanë dalë menjëherë pas konstatimit të flakëve.