Policia ka arrestuar dy persona në Shkodër pasi janë kapur në flagrancë duke shitur drogë njëri-tjetrit.

Një njoftimin e policisë shkruhet se: Më datë 04.04.2018, nga strukturat e D. V. P. Shkodër falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Blendi Stankaj, 46 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër

Reid Kisha, 22 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Arrestimi u bë pasi nga ana e patrullave “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike“ në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. S., dhe R.K., pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri – tjetrit lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit personal shtetasit B. S., iu gjet në një çantë një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa.

Lënda e gjetur rezultoi me peshe 1 kilogramë e 983 gramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  EMRAT/ Drejtuesit e automjeteve rrezik për qytetarët, Policia e Elbasanit arreston 2 persona