Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar nga policia, teksa ishin duke shpërndarë lëndë narkotike kanabis sativa në një lokal në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Hidisen Dervishi, 24-vjeç dhe Rei Basho, 19-vjeç, të dy banues në Shkodër.

Të rinjtë u kapën në flagrancë në një lokal me lojëra kompjuterike në lagjen “Vasil Shanto”. 

Droga u gjet e fshehur në 3 qese plasmasi brenda një çante. Ata u arrestuan pasditen e së premtes pas një denoncimi të bërë në polici nga një qytetar anonim.

“Shërbimet e policisë kanë shkuar në lagjen Vasil Shanto, në një lokal me lojëra kompjuterike dhe janë gjetur shtetasit Hidisen Dervishi dhe Rei Besho. Nga kontrolli i ushtruar në këtë lokal u gjetën të fshehura në një çantë tre qese plasmasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshe 8 gram, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, raporton policia.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook