Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit. Kjo marrëdhënie është vënë më shumë në qendër të vëmendjes nga fansat të cilët shpresojnë për një rikthim të tyre.

Së fundmi Pitt u pa dhe se u largua i fundit nga shtëpia e Aniston teksa ajo ftoi miqtë e saj më të ngushtë. Pavarësisht gjithë spekulimeve, burime për ‘Hollywoodlife’ kanë pohuar se Jennifer dëshiron të ruajë vetëm miqësi me Pitt. Ajo nuk e mendon të rikthehet me të për të rinisur një lidhje dashurie, të cilën dikur e ka mbyllur.

Me siguri pas këtyre lajmeve, të gjithë fansat e dyshes duhet të jenë mërzitur shumë.