Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Igumenicë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Mediat greke njoftojnë se në pranga kanë rënë shtetasit Erjol Rrushi, 24-vjeç dhe Asllan Kotrosi, 22-vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Operacioni është zhvilluar në Kestrinë, pranë kufirit greko-shqiptar, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan teksa po transportonin në këmbë dy çanta që përmbanin 14 pako me 27 kg e 640 gram marijuanë.

Policia greke vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafik droge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook