Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit. Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.

Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme. 

Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.

‘’Një polic me mjekër ushtroi dhunë mbi ne, thonë se vijnë për të zbatuar ligjin dhe janë vetë në shkelje të ligjit. Ky është terror, terror, turp, turp”, janë disa nga thirrjet e studentëve.  

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme teksa ishin mbledhur për të vendosur si do të vijojë protesta, studentëve iu ndërpre energjia elektrike, por të vendosur ata morë vendimin për t’u ngujuar në ambientet e brendshme të Fakultetit. 

Ndërkohë që për mediat studentët shprehen se do ta vazhdojnë protestën e tyre deri në përshkallë\im të saj, deri në grevë urie.