Spanja nga sot do të nisë përdorimin e dronëve për të ndëshkuar shkeljet e kodit rrugor.

”Tre dronë të pajisur me një aparat fotografik me rezolucion të lartë do të përshkojnë në fluturim rrugët për të identifikuar veprime të rrezikshme, si fillim në ishujt Kanarie, më pas do të zhvendosen në pjesën tjetër të vendit’’, pohoi për median një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DGT). Autoritetet parashikojnë të porosisin edhe 20 dronë shtesë.

Spanja tashmë ka në përdorim 11 dronë për të monitoruar trafikun në rrugë, por kjo është hera e parë që këto pajisje përdoren për vënien e gjobave.