Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia italiane konkretisht në Raguzza, provincë e qytetit të Romës, ka zhvilluar një operacion “Blic”, i cili rezultoi i befasishëm për 3 shtetas shqiptarë të cilët u kapën në flagrancë me 50 kg hash*sh.

Nga hetimet e kryera të carabinierëve italiane rezultoi se një prej shqiptarëve ishte tashmë i shpallur në kërkim më herët, i dënuar me 3 vite burg për një krim të kryer në provincën e Romës.

Shqiptari për ti shpëtuar kontrolleve, mbante një kartë identiteti greke false.

Shqiptarët janë dërguar në paraburgim ndërkohë që hetimet vijojnë ende, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe cili ishte destinacioni i drogës.

Theksohet se për shkak të hetimeve ende nuk bëhen me dije identitetet e shtetasve shqiptarë të rënë në pranga.