Pas ndeshjes madhështore ku Kristian Prenga fitoi që në raundin e parë me vetëm një goditje, duket se i ka falur atij fansa pafund nga e gjithë bota. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në klubin e natës “L8” në Niagara Falls ku po festonte Kristian Prenga. Disa policë janë shfaqur në mes të klubit duke kërkuar Kristian Prengën. 

E çuditshme por e vërtet policët kanadez  nuk kishin ardhur në klub për të ndaluar ndonjë person apo krim që kishte ndodhur. Ata gjendeshin aty thjesht dhe vetëm për të realizuar një foto me Kristian Prengën dhe Lennox Lewis. Duket se grushti i hekurt i Kristian Prengës ju është ngulitur në mendje fansave të tij.