Kuvendi në Shqipëri do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00.

Paralelisht me seancën opozita ka njoftuar protestën e radhës. Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s’do të mungojnë as rrethimet me hekura.

Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars. Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.