Në kuadër të ruajtjes së sigurisë në rrugë Policia e Shtetit ka bërë një apel të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët.

Përmes një postimi në “Facebook” Policia ka postuar disa foto udhëzuese, ku jepen disa këshilla të vlefshme për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Në fotot në fjalë u kërkohet drejtuesve që të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, të vendosin rripin, apo dhe mos të përdorin telefonat, ndërkohë që qytetarët duhet të ecin në vijat e bardha.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1638″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook