Partia Demokratike pretendon se policia në shenjë hakmarreje ka ndaluar kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi dhe ka dhunuar djalin e tij.

“Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon Kryetarin e PD Fier, ish deputetin Luan Baci”, shprehet PD.

“Unë jam Luan Baçi.  Më qifshi nënën, mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj. Çuna mos u trembni se këta janë legenë. Mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj, kaq po ju them.”, dëgjohet gjatë videos ish-deputeti.

“Si e qëlloni nuk ju vjen zor. Ai është fëmijë. Nuk ju vjen zor juve kështu do e bëni shtetin”, dëgjohet një qytetar, i cili ndodhet pranë ish-deputetit Baçi dhe djalit të tij në momentin që policia i ndalon.