Repisti i njohur shqiptar, Stresi është shoqëruar në polici gjatë natës, pasi në lokalin ku ndodhej këngëtari është gjetur një sasi kokaine.

Mendohet se Stresi ka statusin e të shoqëruarit, ndërsa policia po e merr në pyetje dhe po kryen procedurat për të zbuluar se kujt i përket lënda narkotike.

Mësohet se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët do të merren në pyetje.

Bëjmë me dije se nuk është hera e parë që Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit Stresi ka probleme me drejtësinë.

Kujtojmë se Stresi është arratisur nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, pasi u ndalua për mungesë dokumentacioni në makinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook