Home Ekonomi Policia në ‘sitë’ plazhin e Durrësit dhe Vlorës, 12 të proceduar

Policia në ‘sitë’ plazhin e Durrësit dhe Vlorës, 12 të proceduar

0

Policia e Shtetit e ka ndalur kontrollin e saj në plazhin e Durrësit dhe të Vlorës, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore. Mësohet se në Durrës janë liruar rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa janë proceduar 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Ndërkohë në Vlorë Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z. Këta subjekte tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë akuzohen se kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse. Po ashtu bëhet e ditur nga policia se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.