Policia Rrugore po vijon kontrollet për ata që nuk respektojnë dhe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit ka publikuar një video ku shihet se janë kapur në flagrancë të gjithë drejtuesit që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

“Format e kontrollit me patrullim dhe monitorim që po aplikohen së fundmi, nga Policia Rrugore, kanë si qëllim kryesor parandalimin e aksidenteve rrugore, shmangien e ndalimeve dhe verifikimeve pa shkelje të dukshme, apo pa objekt konkret verifikimi, si dhe sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, me rëndësinë që ka sjellja e tyre konform normave të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar, në të gjitha rrugët dhe kategoritë e saj, me apo pa prezencën e 👮♀.

Në këtë kontekst ju sigurojmë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, do 📸 dhe ✍, njësoj në të gjitha rrugët dhe zonat ku evidentohen dhe dokumentohen këto shkelje.”, thuhet në njoftimin e policisë.