Policia Rrugore, nisur nga moti me shi, ka bërë një apel të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia Rrugore paralajmëron me gjoba të gjitha ata që shkelin rregullat.

Ndërkohë, Policia Rrugore në njoftim shkruan ndër të tjera se përgjatë ditës së djeshme janë ndëshkuar një sërë drejtues mjetesh.

Njoftimi i plotë
Rregullat e qarkullimit rrugor, janë për t’u zbatuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës njësoj, fakti që ka trafik dhe shi, nuk do të thotë se mund të shfrytëzosh korsitë e dedikuara për shërbim publik apo të rrezikosh këmbësorët në vendkalimin e tyre vetëm për të përfituar disa sekonda më shumë, sepse edhe mund të arrish më herët në destinacion, por me një ndryshim nga të tjerët që i binden rregullit, nëse je me fatdo njihesh me gjobën e shkeljes, nëse jo mund të shkojë edhe më keq .
Ditën e djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë drejtues mjetesh që kanë kryer shkeljet e mësipërme. Duaje veten dhe bindu ndaj rregullit me kohë të plotë, jo vetëm kur sheh