BPolicia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë rreth 300 kg kanabis në fshatin Dritë të Gjirokastrës, e cila ishte paketuar, gati për t’u transportuar në shtetin helen, Greqi.

Pakot me drogë janë gjetur në një kasolle të braktisur, fare pranë kufirit me Greqinë.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona kryesisht nga fashati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.