Studentët të cilët qysh nga ora 10:00 e mëgjesit si çdo ditë qëndrojnë para Kryeministrisë, mbrëmjen e sotme policia nuk i ka lejuar që të përdorin bombulat e gazit si mjete ngrohëse.    

Mësohet se policia jua ka ka hequr bombulat e gazit studentëve ndërkohë që nuk ka vonuar dhe reagimi i këtyre të fundit duke thirrur të tërë në kor: “Turp Turp”, dhe duke u shprehur për mediat se asgje dhe askush nuk e ndal revoltën e tyre pasi ata do të vijojnë të qëndrojnë edhe sonte si çdo natë para Kryeministrisë.  

“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat  e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët