Mëngjesin e sotëm policia e Qarkut Lezhë njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit” u sekuestruan pasuri me vlerë 5.2 mln euro, si dhe 7 apartamente që dyshohen se janë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Burime mediatike bëjnë me dije se pasuria  dhe apartamentetet janë në pronësi të Pjetër Vocit, dhe shtetases Shqipe Palaj.

“Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.

Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe”, ka informuar Prokuroria e Lezhës.