“Sa herë që i arrestojmë, thotë ai, versioni i cdo korrier është i njëjtë. Thonë në Shqipëri nuk kemi punë, nuk kemi të ardhura e detyrohen të trafikojmë për të fituar pak para.”

Kështu është shprehur shefi i Antidrogës së kantonit Ticino në jug të Zvicrës, Andrea Lurati, për dëshmitë e shqiptarëve pasi prangosen për trafikimin e lëndës narkotike, heroinës.

Në një prononcim për median vendase me të njëjtin emër “Tocino” Lurati ka deklaruar se heroina është fuar të shqiptarëve. Kreu i antidrogës së kantonit zviceran tregon se sot cmimi i heroinës ka rënë Nëse vite më parë 5 gramë heroinë kushtonin 250-300 franga zvicerane, sot shkon nga 150-170 franga.

“Në Ticino mbi 80 % e trafikantëve të heroinës janë shtetas shqiptarë, të cilët vijnë për një qëndrim të përkohëshëm me qëllimin e vetëm të trafikimit të heroinës.

Prej vitit 2013-2014 trafikimi i heroinës në kantonin Ticino është në duart e shqiptarëve – thotë ai – vijnë e qëndrojnë në territorin tonë për 1-2 muaj e nëse arrestohen zëvendesohen nga shqiptarë të tjerë, por nëse nuk kapen kthehen në Shqipëri e pas 6 o 8 muajve të tjerë vijnë përsëri në Ticino për të trafikuar heroinë. E ky është një fenomen që prek dhe kantonet e tjera zvicerane.

Heroina, vjen nga Afganistani, magazinohet në Turqi e më pas përmes rrugës ballkanike mbërrin në Ticino. Çdo pako me 5 gram heroinë kushton më pak se 200 franga.

LEXO EDHE:  Arrestohet çifti në Tiranë, përfituan rreth 430.000 euro nëpërmjet mashtrimit

Janë korrierë të thjeshtë, trafikantë e bosa të trafikut të heroinës”, thotë ai. Nuk ka një regji të vetme , janë shumë mendje, e veprojnë shumë grupe trafikantësh. Truri i trafikut janë shqiptarët që në shumicën e rasteve e organizojnë trafikun e heroinës nga Shqipëria e në disa raste nga Italia e Veriut. Trafikantët shqiptarë mbajnë lidhje me konsumatorët e heroinës në Ticino e shpesh mikpriten nga ata kur mbërrijnë në territorin tonë”, ka deklaruar shefi i Antidrogës zviceriane për mediat vendase.

Shefi i antodrogës së Ticino, informon se pas disa javësh pritet të dalin statistikat zyrtare të operacioneve antidrogë mbi sasinë e heroinës së sekuestruar përgjatë 2018 e trafikantët e arrestuar.