Ballina Kryesore Analisti i njohur: E pakuptimtë të bësh vetting në polici në vitin...

Analisti i njohur: E pakuptimtë të bësh vetting në polici në vitin e 5 të qeverisjes

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, analisti Afrim Krasniqi deklaroi se është e pakuptimtë që të bëhet vetting në polici në vitin e 5 të qeverisjes.

Sipas tij dikush duhet të mbajë përgjegjësi për emërimin e policëve të larguar nga detyra.

“Mendoj që z.Xhafa është ministri më i mirë i Brendshëm që mund të ofronte PS-ja. Beteja e tij kryesore është me Saimir Tahirin dhe strukturat militante të PS-së. Edhe të thuash se do të harxhoj 1 vit për të bërë Vettingun në polici. Kush i emëroi këta? Kush u dërgua para drejtësisë nga policët e larguar? Si mund të harxhosh një vit në vitin e 5-të të qeverisjes, dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe nuk mban askush. Nëse u thua kriminelëve që për një vit do të bëjë vettingun është të lësh fushë të lirë”, u shpreh Krasniqi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook