Ballina Kryesore Astrit Patozi: E vërteta e PD-së dhe hallet që ka Basha…

Astrit Patozi: E vërteta e PD-së dhe hallet që ka Basha…

Ish-deputeti dhe një nga zërat e fortë ndaj Bashës ,demokrati Astrit Patozi ka sulmuar serish sot kryetarin e PD-se duke zbuluar një të vërtete qe lidhet me grupin parlamentar te opozites.

Nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale Patozi hedh akuza ndaj  Bashës duke e cilësuar këtë të fundit si gënjeshtar. Sipas tij, “Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij”.

 

Statusi i Patozit

JU TREGOJ “ËNDRRËN” E LULIT

“Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore.

Ata që gënjehen nga ky aksion i “vrullshëm” politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë “fitimtarin” e 22 korrikut.
Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.
Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.
I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.
Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.
Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t’u lexuar.
Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t’i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë.
Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtè botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti.