Ballina Aktualitet Basha apelon “Largoni thithëlopat me votën e 25 qershorit”

Basha apelon “Largoni thithëlopat me votën e 25 qershorit”

Basha me ekipin e “Republikës së re” hapën fushatën sot në qytetin e Sarandës. Basha u shpreh se nuk mund të ketë shtet të fortë pa ekonomi të fortë dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm partia e tij dhe jo partia e korrupsionit sic ai e quan PS.

Një ekonomi e fortë do të thotë, qytetarë me mundësi për punë, dhe mirëqënie. Ai u vuri politikanëve të vjetër nofkën “thithëlopa” që kanë shkatërruar vendin si dhe politikën e deritanishme në një “moçal”

“Edi Rama, ekonomia është katastrofë, je ti që nuk e kupton se ke humbur çdo lidhje me realitetin e njerëzve të thjeshtë. Je futur në moçal dhe bashkë me një tufë njerëzish, hani e pini në moçal dhe i keni zënë tokën e bukës një populli të tërë. Ndaj 25 Qershori është dita për ta tharë moçalin e për të larguar njëherë e mirë këta grabitqarë. Demokracia nuk mund të vazhdojë të jetë moçali ku fryhen e majmen një grusht politikanësh. Nuk mund të jetë më ku jetojnë e bëjnë para vetëm një grusht politikanësh dhe njerëzit e lidhur me ta”, thotë Basha.

Basha u shpreh se do jetë Kryeministri i shqiptarëve, i halleve dhe problemeve të tyre. Garancia është programi i tij i hartuar nga ekspertët e kancelares gjermane Merkel.